03-12-2024

Prizreni organizon mbrëmje mikpritëse për kurbetçinjtë

Në Prizren për herë të parë do të mbahet mbrëmja madhështore “Sofra e mikpritjes për kurbetçinjtë” që organizohet me ndihmën e Ministrisë së Kulturës dhe në përkujdesjen e drejtpërdrejtë të ministrit Kujtim Gashi. Organizatorët kanë njoftuar se përveç këngëve e valleve të folklorit tonë do të jetë e begatë me ushqimet tradicionale.

 

Koncerti mbahet me 31 korrik në Kejin e Lumbardhit, në Shatërvan, duke filluar nga ora 19:00.

 

Ansambli i Këngëve dhe i valleve “Emin Duraku” nga Zhuri në bashkëpunim me Studion “Helix” janë na fazën përfundimtare të përgatitjeve për koncertin e madh, i cili organizohet për bashkatdhetarët tanë që po qëndrojnë në pushime në vendlindje.

 

Hajdar Elezkurtaj drejtor i Ansamblit të këngëve dhe valleve “Emin Duraku” njofton se përveç repertorit të pasur të AKV “Emin Duraku” që do të shpaloset në Kejin e Lumbardhit në Shatërvan të Prizrenit, me programin e pasur do të paraqiten edhe AKV “Lidhja e Prizrenit” dhe Ansamblet e komuniteteve: SHKA e komunitetit turk “Dogri yol“ dhe ajo e komunitetit boshnjak “Sharski Behar“.

 

Përveç Ansambleve në mbrëmjen mikpritëse, sipas organizatorit do të paraqiten edhe emra të njohur të estradës sonë muzikore që e kultivojnë këngën popullore.

 

Kontributi ekonomik i kurbetçinjve për familjet e tyre në Kosovë dhe jo vetëm për familjet e tyre është i madh prandaj në shenjë falënderimi dhe respekti për ta por organizojmë për herë të parë, koncertin mikpritës  “Sofra e kurbetqarëve”.

 

Gjatë koncertit mërgimtarët në sofrën e shtruar do të shërbehen më ushqimet tradicionale vendase, që do të përgatiten nga familjet e Zhurit.

 

Me këtë rast do të shpërndahen mirënjohje për ata që kanë kontribuuar për çështjen e shtetësisë së Kosovës në forma të ndryshme.

 

Nga qyteti I Prizrenit dhe rrethina një numër i madh i qytetareve punojnë në vende të ndryshme të Evropës e deri në Amerikë dhe të cilët kanë dhënë dhe po japin kontribut të madh për vendin./Gazetaeprizrenit.net/

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.