Suharekë: Sekuestrohen dy armë  dhe disa fishekë

Dy pistoleta të llojit ”Wallter”, prodhim gjerman me 18 fishekë të kalibrit të panjohur janë sekuestruar në Suharekë, trasnmeton “Gazetaeprizrenit.net”.

 

Kjo është bërë, gjatë ushtrimit të kontrollit nga policë të antidrogës dhe hetues nga Policia e Suharekës në një shtëpi në rrugën “Xhavit Syla”.

 

Sipas policisë rajonele në Prizren, armët e sekuestruara do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme, ndërsa i dyshuari nuk është gjetur në shtëpi gjatë realizimit të urdhër kontrollit.