26-04-2024

Vdes personi që mori lëndime në punë, në Lubizhdë të Prizrenit

Një person ka vdekur pas një lëndimi që ka marrë në vendin e tij të punës, në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.

Sipas policisë bëhet fjalë për një viktimë  mashkull. Nuk njoftohet se cfarë punonte vitkima, e as identiteti.

Ai në rrethana të panjohura është lënduar në vendin e tij të punës, ndërsa fillimisht dërgohet për tretman mjekësor në qendrën spitalore rajonale Prizren e më pas edhe në QKUK-në, ku edhe ka ndërruar jetë.

Policia ka njoftuar se rastit ju kanë përgjigjur njësitet përkatëse. Me vendimin e prokurorit rasti iniciohet dhe mbetet të hetohet.

 

Asnjë koment

Comments are closed.