02-12-2024

Viktima që vdiq pas lëndimit në vendin e punës, një 70 vjeçar

Personi që ka vdekur pas një lëndimi që pësoi në vendin e tij të punës, në fshatin Lubizhdë të Prizrenit është një 70 vjeçar, transmeton “Gazetaeprizrenit.net”.

Zyrtari për media në nivel rajonal në Prizren, Hazir Berisha, ka thënë se vdekja ishte aksidentale, ndërsa viktima ka rënë nga një lartësi prej 3 metrash, në një punëtori të zhdrukthtarisë,  ku ai punonte prej vitesh.

“Viktima thuhet se ka qenë punëtorë fizik e ndonjëherë roje”, ka thënë ai për “Gazetaeprizrenit.net”.

Njoftohet se viktima më tepër mbahej në këtë punë, për t’i ndihmuar materialisht.

Personi identiteti i të cilit nuk u njoftua fillimisht dërgohet për tretman mjekësor në qendrën spitalore rajonale Prizren e më pas edhe në QKUK-në, ku edhe ka ndërruar jetë.

Policia ka njoftuar se rastit ju kanë përgjigjur njësitet përkatëse. Me vendimin e prokurorit rasti iniciohet dhe mbetet të hetohet./ Gazetaeprizrenit.net”/

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.