24-11-2024

Prizren: VETËVENDOSJE e akuzon PDK-në dhe Shaqir Totajn për zhvatje dhe keqpërdorim të pronës publike

LVV-ja në Prizren ka shprehur shqetësimin e saj, për siç ka thënë, zhvatjen dhe keqpërdorimin që po i bëhet pronës publike nga PDK-ja dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Ky subjekt ka reaguar përmes një komunikate dërguar mediave:

Komunikata e plotë e LVV-së në Prizren:

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Prizren shprehë shqetësimin e saj për zhvatjen dhe keqpërdorimin që po i bëhet pronës publike nga PDK dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.
Të nderuar qytetarë të Prizrenit.

Në seancën e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e cila është mbajtur dje, me datë: 23.11.2023, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, i mbështetur edhe nga bashkëpartiakët e tij, parti e kuvendarë të tjerë opozitarë në Kuvendin Komunal, me negocim direkt, pa ndonjë proces transparent dhe në kushte të barabarta, pronën publike, pronën e Komunës së Prizrenit – e njohur si Tregu Fatoni, në sipërfaqe të përgjithshme 26,100 metër katror, i dha në shfrytëzim për 40 vite me mundësi vazhdimi për 99 vite, me pagesën simbolike të qirasë mujore në vlerë të 400.00 euro, operatorit ekonomik privat – “Fatoni 1 Sh.P.K”.

Kjo tregti dhe zhvatje e pronës publike po bëhet në emër të pazareve dhe hesapeve financiare dhe elektorale të kryetarit, Shaqir Totaj dhe Ldk – së si parti opozitare.
Është e pafalshme dhe e papranueshme ajo që ky kryetar dhe ky pushtet po i bënë qytetarit dhe qytetit të Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.