02-05-2024

Grabitja si në filma në Suharekë, publikohen pamje të reja të veturës së përdorur nga grabitësit

Është gjetur vetura e cila është përdorur për ta kryer grabitjen në argjendarinë “Diakos” në Suharekë, në të cilën u vodh ar në vlerë rreth 250 mijë euro.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, i cili tha se vetura është gjetur në fshatin Jezerc.

“Mund të konfirmojmë se sot, në orët e pasditës pas hetimeve të zhvilluara, në fshatin Jezerc është gjetur vetura e cila dyshohet se ishte përdorur në rastin e grabitjes në Suharekë”.

Ndërsa janë publikuar edhe pamjet nga vetura që u gjet.

VIDEO:

Asnjë koment

Comments are closed.