30-11-2024

Prizren: Vijnë në jetë mbi 260 fëmijë

Në maternitetin e spitalit në Prizren, gjatë muajit korrik janë regjistruar 262 të porsalindur, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Sa i përket gjinisë, kësaj radhe dominojnë meshkujt, pasi 142 nga foshnjat janë djem, ndërsa 120 vajza.

92 lindje kanë qenë me prerje cezariane, ndërsa tri sosh “Gemellare”  ose me binjak.

Por, derisa mund të sigurojmë shënime për rastet e lindjeve, në Komunën e Prizrenit mungojnë shënimet zyrtare për rastet e vdekjeve gjatë një dite.

/GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.