Zgjatet orari i punës në QKMF-në e Prizrenit
Komuna e Prizrenit ka njoftuar qytetarët se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren “Dr. Nexhip Berisha” ka zgjatur orarin e punës deri në orën 22:00, në funksion të përmbushjes së nevojave të qytetarëve.

Sipas njoftimit, ky vendim është marrë veçanërisht për ta lehtësuar qasjen në shërbime shëndetësore gjatë sezonit veror, kur rritet fluksi i pacientëve, përfshirë edhe bashkatdhetarët që qëndrojnë në vendin e tyre.


