
Sipas njoftimit të policisë, personat e dyshuar, duke u paraqitur rrejshëm në emër të institucioneve financiare apo kompanive të ndryshme, kërkojnë nga qytetarët të dhëna personale si numri i kartelës bankare, kodin, fjalëkalime me qëllim të përfitimit të mashtrimit dhe përfitimit të kundërligjshëm.

Disa nga mesazhet e mashtrimeve përfshijnë një link (faqe interneti) që në pamje të parë duken si zyrtare dhe kanë këtë përmbajtje: llogaria juaj do të pezullohet për shkak të mos përditësimit; verifikoni të dhënat tuaja për të shmangur bllokimin e llogarisë!; Policia apelon tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes; të mos ndajnë me askënd të dhënat personale dhe bankare; të shmangin hapjen e link-ve të dyshimta të pranuara përmes SMS apo email-it; të verifikojnë çdo komunikim të dyshimtë drejtpërdrejt me institucionin përkatës; të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë në polici.
Policia mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe hetimin e këtyre veprave penale dhe fton qytetarët për bashkëpunim të vazhdueshëm.
Tel: 192

