12-12-2024

Prizren: Viktima e aksidentit fatal, një biçiklist

Personi i cili mbeti i vdekur nga një aksident në Prizren, për të cilin raportoi më herët Gazeta e Prizrenit është një biçiklist.

Referuar Policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 17:40,  kur një automjet ka goditi biçiklistin 64 vjeçar në rrugën “Ekrem Rexha”.

Viktima është dërguar në emergjencën e Prizrenit, por për shkak të plagëve ai ka vdekur.

Policia njoftoi se i dyshuari për shkaktimin e aksidentit është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë. Ndërsa trupi i viktimës është dërguar në IML. / Gazeta e Prizrenit

P. S Fotoilustrim

Lexo edhe:

Emërtimi Has dhe shtrirja e tij në dy shtetet shqiptare

Asnjë koment

Comments are closed.