03-12-2022

Prizren: Vjedhje e rëndë te zyrat e Parkut të Sharrit, dikush vjedh bateritë e traktorëve

Një vjedhje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur para disa ditësh në Petrovë të Prizrenit, te zyrat e Parkut Nacional të Sharrit, por që është raportuar në Polici tek gjatë ditës së djeshme, me ç’rast janë marrë veprimet e nevojshme hetimore.

Burimet brenda Prokurorisë thonë se në zyrat e Parkut janë vjedhur disa bateri të traktorëve, që kanë qenë të parkuar, pasi ishin sekuestruar gjatë një aksioni.

Me t’u denoncuar rastin, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë marrë pamjet nga kamerat e sigurisë, që do të ndihmojnë si prova në hetimin e rastit.

Ndërkohë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve./GazetaSinjali/

Asnjë koment

Comments are closed.