Prizren: Vjehrri rrah nusen e djalit

Një person është arrestuar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit.

Në raportin e policisë, thuhet se ngjarja ka ndodhur në Prizren dhe se viktima ka marrë tretman mjekësor. Ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.