Prizren: Zbulohet pas dy muajsh e mitura duke bashkëjetuar me një djalë, prindërit nuk ishin në dijeni

Një e mitur nga Prizreni ishte raportuar si e zhdukur më 21 qershor të këtij viti.

Lidhur me këtë rast, policia ka arrestuar një person pasi i njëjti ishte duke bashkëjetuar me personin nën 16 vjeç.

“BASHKËJETESË ME PERSONIN NËN MOSHËN 16 VJEÇ

Prizren 21.06.2021-24.08.2021, 22:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili ishte duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare të mitur qe nga muaji 06. 2021, viktima ishte e raportuar si person i zhdukur nga data e lartcekur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Ndërsa viktima do të dërgohet në ditët në vijim për ekzaminime mjekësore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.