26-04-2024

Teste false anti-Covid në Prizren, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar në Prizren, për shkak të dyshimit për falsifikim të testeve Covid-19, raporton Gazeta e Prizrenit.

Referuar policisë, arrestimet janë bërë në raste të ndara, ndërsa testet janë lëshuar për qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës.

Mund të jetë një imazh i teksti

Raporti i PK-së:

Prizren 24.08.2021 – 19:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se i njëjti në një agjension turistik ishte duke lëshuar teste PCR Covid-19 të falsifikuara (negative) për qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës. Gjatë kontrollit janë konfiskuar katër shtëpiza kompjuteri, një telefon mobil dhe gjashtë teste PCR të dyshuara për falsifikim.  Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren 24.08.2021 – 17:45. Janë arrestuar një femër dhe një mashkull kosovarë nën dyshimin e bazuar se të njëjtit në agjensionin turistik ishin duke lëshuar teste PCR Covid-19 të falsifikuara (negative) për qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës. Gjatë kontrollit janë konfiskuar pesë shtëpiza kompjuteri, tre telefona mobil dhe katër teste PCR të dyshuara për falsifikim.  Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.