Në rajonin e Prizrenit, Njësitet Antikontrabandë të Doganës, kanë arritur të zënë mall të kontrabanduar.
Referuar njoftimit, bëhet fjalë për 1 mijë e 160 artikuj tekstil (veshmbathje), të cilët e kapin vlerën e 13 mijë eurove.
“Këto mallra po ashtu shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale duke qenë marka të falsifikuara. Tē gjitha mallrat jane konfiskuar derisa ndaj personave pergjegjes ēshte inicuar procedura kundēvajtese”, thuhet në njoftim.
Njësitet e Doganës së Kosovës po vazhdojnë përpjekjet e tyre për të zbuluar dhe ndaluar veprimtarinë e paligjshme të kontrabandës dhe për të mbrojtur interesat e ligjshme të vendit tonë. / Gazeta e Prizrenit