26-04-2024

Prizren: Zjarr në një fabrikë peleti, lëndohen dy persona

Sot rreth orës 17:00 fabrika e “Swiss Pelet” në komunën e Prizrenit është përfshirë nga zjarri e si pasojë dy persona kanë marrë lëndime trupore.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Dy persona janë lënduar, njëri prej tyre është lënduar rëndë, i njëjti është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Policia dhe Zjarrfikësit gjenden në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme, ndërsa Njësia Rajonale ka nisur hetimet lidhur me këtë rast”, tha Bytyqi për Sinjalin.

P. S Foto nga arkivi

Asnjë koment

Comments are closed.