12-12-2024

Prizrenasi iu shkon te shtëpia fqinjëve dhe i sulmon, njërin e godet me mjet të mprehtë

Mbrëmë në rrugën “Ibrahim Thaqi” në Prizren, një person dyshohet se ka sulmuar brutalisht dy fqinjët e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 31-vjeçari ka shkuar te shtëpia e dy viktimave dhe papritmas i ka sulmuar fizikisht, e madje njërin prej tyre e ka goditur edhe me mjet të mprehtë, duke iu shkaktuar lëndime trupore.

Si pasojë e lëndimeve, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin.

31-vjeçari i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe do të hetohet për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Asnjë koment

Comments are closed.