19-04-2024

Prizrenasi mbron shiritin We Love MMA në Hanover të Gjermanisë

Gjoni Palokaj ka mundur me KO në raundin e parë afganistanasin Amir Shah Bayat.  Në luftën në kafaz në tetor 2022 (për çka raportoi medium ynë),  Palokaj ka marrë titullin We Love MMA në Hamburg. Ndërsa, të shtunën në orët e vona ai e mbrojti atë, duke fituar me KO ndaj afganistanezit Bayat.

Në Hanover salla ishte ë stërmbushur (5.000 tifozë), aq sa edhe kapaciteti i saj, nuk përmbushi kërkesat për këtë meq.  Palokaj, që është nga Velezha e Prizrenit, asnjëherë nuk harron prejardhjen dhe fitoren, thotë se “ua dedikoj bashkëkombësve të mi”.

 Ata, gjatë gjithë karrierës, me prezencën e tyre dhe mbështetjen e pa rezervë, po më japin krahë. Andaj, fitoren ia dedikoj pikërisht atyre”, ka thënë ai pas fitores dhe mbrojtës së titullit. ‘Fitorja , për mua është dhe më e madhe ngas enë vitin 2018, kisha humbur me pikë nga ky boksier’, tha Palokaj, i lumtur për suksesin.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Lidhur me të ardhmen,  ai ka thënë se në qershor të këtij viti udhëton në Amerikë në garën “Top Ten Team” në Miami. Nuk do të ndalem deri në ligat më të forta si UCF, Bellatour e ligat më të mëdha në botë,  shprehet ai, duke folur për ambiciet.

28 vjeçari nga Prizreni, është student i inxhinierisë elektroteknike, duke përfundu  bachelerin, që i bie se krahas sportit synon ngritje profesionale. Punon dhe me të rinj, për t’ua mësuar zejen që vet e praktikon në Fghtschool Hannover, që është ndër shkollat më të mëdha në Gjermani, ku trajner e pronar është David Palokaj.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Asnjë koment

Comments are closed.