25-04-2024

Prizrenasi Muriqi shënon në fitoren ndaj Beshiktashit

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka realizuar gol për Fenerbahçen në derbin e xhiros së 16-të në Turqi, ndaj Beshiktashit.

Muriqi shënoi golin në minutën e 58-të për rezultatin 3 me 1, në të mirë të Fenerit, e që në fund doli të ishte edhe rezultati përfundimtar. Goli i Muriqit erdhi pas një aksioni të bukur nga vendasit.

Para tij, për Fenerbahçen shënuan Max Kruse e Tufan. Te mysafirët realizoi Hutchinson.

Në tabelë, Feneri ka 28 pikë në pozitën e tretë, gjashtë më pak se lideri Sivasspor e dy më pak se Bashakshehir që është i dyti. Beshiktash është i katërti me 27 pikë.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.