30-10-2020

Prizrenasit një vit burgim për rrahje

Gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar atë me dënimin me gjobë në shumën prej 300 (treqind) euro, si dhe dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një)viti.

Sepse me datën 04.07.2013, rrethe orës 17.00 në Prizren, i shkakton lëndim të rëndë trupor personit tjetër ose e dëmton shëndetin e personit tjetër deri në masën e tillë sa që mund të rezultojë me dëmtimin e përkohshëm dhe serioz të shëndetit të personit tjetër, në atë mënyrë për shkak të një mosmarrëveshje në mes të pandehurit dhe të dëmtuarit me iniciale M. Gj. , në lidhje me pronën, i pandehuri e sulmon fizikisht të dëmtuarin, duke e goditur me një shufër metali në fytyrë dhe kokë, me ç’rast i shkakton lëndime të rënda trupore, të përshkruara më për së afërmi në mendimin dhe konstatimin plotësues të ekspertit mjeko ligjor.

Se me datën, kohë dhe vend të njëjte të përshkruar si në dispozitivin e parë të kësaj aktakuze i shkakton lëndime të lehta trupore, i cili rezulton me dëmtim të përkohshëm të shëndetit, të personit tjetër, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje në mes të pandehurit dhe vëllait të dëmtuarës me iniciale S. Gj. në lidhje me pronën, e dëmtuara hyn për ti ndarë duke ia kapur me dorë lopatën të cilën i pandehuri e kishte në duar, duke dashur që t’ia heq nga dora, ku e dëmtuara rrëzohet në tokë dhe i pandehuri e tërheqë zvarrë, me ç ‘rast i shkakton lëndime të lehta trupore të përshkruara më për së afërmi në mendimin dhe konstatimin e ekspertit mjeko ligjor.

Asnjë koment

Comments are closed.