25-04-2024

Prizrenasit shtyhen për të hyrë në qendrën e vaksinimit – përplasen me policë

Në pamjet që ka siguruar IndeksOnline shihet se procesi i vaksinimit në Prizren në mëngjesin e sotëm nuk shkoi siç duhet.

Në pamje shihen qytetarët e revoltuar duke u përplasur me policët të cilët tentonin të mbanin rregullin dhe rendin.

Po ashtu, në video dëgjohen disa qytetarë duke u ankuar që ndonëse kishin termin s’po mund të hyjnë brenda për shkak të mosmbarvajtjes së duhur të procesit./IndeksOnline/

 

Asnjë koment

Comments are closed.