25-04-2024

Prizrenasja Fatjesa Gegollaj po mahnitë me futboll në Kroaci

Është 18 vjeçe. Emrin e ka Fatjesa. Ajo është lindur në  Prizren.

Prindërit e saj, prej vitesh punojnë në Makarska të Kroacisë.

Duke parë talentin e saj, ata nga mosha e fëmijërisë ia dhanë rrugën e futbollit.

Ajo, është anëtare e KFF Split, që bënë gara në Ligën e Parë të Kroacisë.

Luan në pozitën e mesfushores së majtë.

Shkaku i talentit dhe rezultateve me ekipin e Splitit, ajo ka qenë e përfshirë rregullisht në seleksionet e Kroacisë nga U15 deri në U-19 .

Ndërkaq, në nëntor të vitit të kaluar, ishte e përfshirë në përbërjen zyrtare të seleksionit A, në ndeshjen e luajtur në Zapreshiq në mes Kroacisë e Belgjikës.

Ka kontratë profesionale me Splitin.

Ndërsa, e pyetur se a ka dëshirë të luajë me Kosovën, ajo shkurt ka thënë: “Asnjëherë s’jam kontaktuar nga askush në Kosovë’.

Ndryshe, ajo synon që karrierën ta vazhdojë jashtë Kroacisë, dhe të ndjek hapat e Bajramajt e Asllanit.

Asnjë koment

Comments are closed.