24-04-2024

Prizreni dezinfekton hapësirat publike

Me qëllim të marrjes së masave preventive për parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19, sot në Prizren, sot është bërë dezinfektimi i hapësirave publike, shkruan “Gazeta e Prizrenit.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytahere Haskuka përmes një postimi në profilin e tij në “facebook”, ka njoftuar se në këtë kontekst janë dezinfektuar: Parku i qytetit, Sheshi Shatërvan, Sheshi i Lidhjes, Keji dhe Parku i Marashit.

Postimi i tij i plotë:

Krahas dezinfektimit të objekteve të ndryshme që vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve për çështje administrative, sot është bërë edhe dezinfektimi i hapësirave publike.

Parku i qytetit, Sheshi Shatërvan, Sheshi i Lidhjes, Keji dhe Parku i Marashit tashmë janë dezinfektuar me qëllim të marrjes së masave preventive për parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19.

Qëndroni në shtëpi dhe kujdesuni për shëndetin e higjienën tuaj!

Fotografia e Mytaher Haskuka

Fotografia e Mytaher Haskuka

Fotografia e Mytaher Haskuka

Fotografia e Mytaher Haskuka

Fotografia e Mytaher Haskuka

Fotografia e Mytaher Haskuka

Fotografia e Mytaher Haskuka

Asnjë koment

Comments are closed.