Prizreni: E mërkura – Dita e tregut, pamje nga viti 1976
Prej kohësh, e mërkura, njihet si dita e tregut në Prizren. Ndonëse gjërat kanë ndryshuar me kohën dhe qarkullimi e përhapja e bizneseve është e madhe, kjo ditë ende karakterizohet me qarkullim më të madh të njerëzve dhe parasë, sidomos gjatë verës, kur edhe organizohen dasmat e ceremonitë e gëzimit.
“Gazeta e Prizrenit” përmes fotos së Ann Christine Eek, ju sjell një kujtim nga kjo ditë, vjeshtë e vitit 1976.