Është hartuar draft rregullorja për taksa, tarifa ngarkesa dhe gjoba nga shërbimet dhe veprimtaritë komunale.
Zyrtarët lokal kanë vlerësuar se rregullorja është tejet e rëndësishme, sepse është vendimtare për ngarkesat e taksave dhe tarifave për komunën.
Dëgjimi publik do të mbahet më 13 qershor, në ora 11:00 në sallën e Kuvendit, (“Shtëpinë e Bardhë”), ku pjesëmarrës do të jenë qytetarë, përfaqësues të bizneseve, kuvendarë, përfaqësues të OJQ-ve dhe mediat, nga të cilët presim propozimet e tyre, në mënyrë që diskutimi të jetë sa më frytdhënës.
Deri atëherë ftohen të gjithë të interesuarit t’i dërgojnë propozimet dhe kërkesat e tyre në e-mailin: ertan.simitci@rks-gov.net.
Draft rregulloren e përgatitur për taksa, tarifa ngarkesa dhe gjoba nga shërbimet dhe veprimtaritë komunale mund ta gjeni këtu: