26-04-2024

Rrëmbyen shitësin e veturës paraburgim dy personave

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurve me iniciale K.E. dhe M.P. që të dy nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ne bashkëveprim kanë kryer veprën penale privim i kundërligjshëm i lirisë dhe veprës penale në bashkëkryerje kanosje.

 

Po ashtu i pandehuri me iniciale K.E., edhe për shkak të veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe veprës penale përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe i pandehuri me iniciale M.P., për shkak të veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

 

Sipas përshkrimit të lëndës, me datën 21 maj, rreth orës 1:20 minuta në Prizren, të pandehurit në bashkëkryerje, në mënyrë të kundërligjshëm e privon nga liria, dhe nën përdorimin e armës se mund t’i shkaktojnë ndonjë lëndim të rëndë trupor, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje që kishin në mes vete ku i dëmtuari ia kishte shitur automjetin të pandehurit K.E., por nuk kishte mundur të ia siguronte dokumentet e veturës.

 

Për këtë  të pandehurit pas një mosmarrëveshje paraprake në mes vete, e ndalojnë automjetin e markës ”BMW”, të armatosur, fillimisht ia marrin çelësat e personit me iniciale L.S. pastaj të dëmtuarin me iniciale L.K. e nxjerrin nga automjeti me forcë duke urdhëruar që të futet në automjetin e të pandehurve të markës “Golf 3” dhe pas një momenti e nxjerrin nga automjeti, duke dal skaj rrugës e gjithnjë duke e kanosur me armë edhe shtënë dy herë në ajër, për një moment arrin policia dhe e arrestojnë të pandehurin e parë dhe më pas edhe të dytin.

Asnjë koment

Comments are closed.