08-05-2024

Prizreni ndër vite: A janë harruar disa figura të qytetit ?!

Prizreni ndër vite ka pasur figura të shquara.

Ata në periudha të caktuara kanë dhënë kontribut në fushat profesionale dhe ato shoqërore e politike, jo vetëm për Prizren, por edhe për Kosovën dhe kombin mbarë, por pas kalimit të disa viteve a janë harruar ata?

Disa prej personaliteteve e emrave që mbahen mend, janë:

1.Iljaz Kurteshi, i lindur në Lubinjë të Poshtme, ish-kryetar i Kuvendit të Jugosllavisë dhe hartues i Kushtetutës së vitit 1974. Për të është thënë se ka mbrojtur popullin shqiptar të Kosovës. Sidomos mbahet në mend kontributi i tij vendimtar në themelimin e Radio-Televizionit të Prishtinës, Bibliotekës Universitare, Akademisë së Shkencave të Kosovës dhe Institutit Albanologjik.

PSD - Partia Social Demokrate e Kosovës : Përkujtim i PSD-së për Iliaz Kurteshin

Me vendimin e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ka qenë anëtar i delegacionit të Kosovës, e cila në prag të bombardimeve të NATO-së ka nënshkruar në Paris Marrëveshjen e Rrambujesë.

  1. Mikel Lumezi – ish drejtor komunal i Arsimit.
  2. Luigj Lumezi – Enti Pedagogjik
  3. Dr. Esat Haskuka – gjeograf
  4. Qazim Berisha – profesor i gjuhës frenge në gjimnaz
  5. Pashk Laçi – ngriti flamurin kombëtar në Prizren më 1968

Portali ‘Gazeta e Prizrenit ’ edhe në të ardhmen do të shkruaj për të përkujtuar veprimtarët , që dhanë kontribut shoqëror për qytetin dhe vendin.

Asnjë koment

Comments are closed.