Prizreni është radhitur nën mesatare, sa i përket nivelit të transparencës në nivel të Kosovës.
“Aleanca Qytetare për Transparencë”, konsorcium i OJQ-ve Kosovare i udhëhequr nga KDI, sot ka publikuar Transparometrin Komunal për vitin 2020.
Në bazë të këtij raporti, Prizreni është radhitur në vendin e 21-të me 70.83 %, raporton Gazeta e Prizrenit.
Ky hulumtim pasqyron të gjeturat e nivelit të transparencës së institucioneve lokale në 38 komunat e Kosovës, bazuar në 48 indikatorë vlerësues të përzgjedhur konform obligimeve ligjore dhe udhëzimeve administrative që rregullojnë punën dhe funksionimin e institucioneve të qeverisjes lokale si dhe bazuar në metodologjinë e Transparency International (TI) dhe në praktikat shumëvjeçare të KDI.
Bazuar në të gjeturat, top komunat me nivelin më të lartë në përpushjen e indikatorëve gjatë vitit 2020 janë: komuna e Rahovecit me 93.75%, Drenasit dhe Lipjanit me nga 91.67%, Gjakovës me 89.58% si dhe Mitrovicës së Jugut me 88.54%
Nga 38 komunat e Kosovës, komunat e mëdha për nivelin e Transparencës janë renditur me numër rendor nga 1-38 dhe përqindje nga 0-100%
Nga komunat e mëdha para Prizrenit janë Gjakovës që është renditur në vendin e katër (89.58 %), Mitrovica e Jugut (vendi 5), Peja (6), Prishtina (7) pastaj Ferizaj dhe
Gjilani.