Prizreni organizon takim artistik kushtuar Adem Demaçit

Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Adem Demaçi do të përkujtohet të dielën,  në një takim artistik kushtuar tij në Prizren.

Takimi “Homazh për Bacën” organizohet nga Shoqëria Kulturore-Artistike “Agimi”, duke filluar në ora 13:30, në objektin e saj shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Demaçi ishte veprimtar politik dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut, njihet si simbol i rezistencës në Kosovë për lirinë dhe pavarësinë e saj. Ai vdiq në fund të korrikut të këtij viti.

Në programin e të dielës janë paraparë: Evokime nga bashkëveprimtarët e Adem Demaçit, Interpretime nga krijimtaria letrare e Adem Demaçit, si dhe pika muzikore me muzikë klasike.

Pjesëmarrja është e hapur. Organizatori i fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë takim./GazetaePrizrenit.net/