22-11-2024

Prizreni pa sqarime përcjellëse rreth karantinës

Pos njoftimit të mbrëmshëm për shpalljen e Prizrenit si zonë karantinë, autoritet lokale nuk kanë njoftuar për masa të tjera, dhe se kur zyrtarisht fillon karantinimi, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Ndonëse janë bërë më shumë se 12 orë, nga njoftimi, kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka nuk ka dalë me ndonjë sqarim tjetër përcjellës për masat që parashihen.

Në faqet e tij në “facebook”, ku zakonisht njoftohet për vendimet e reja, sikurse  është vepruar edhe në rastin kur u njoftua për shpalljen e karantinës nuk ka ndonjë njoftim të ri. Njoftim nuk ka as në faqen zyrtare të Komunës, e as në ndonjë komunikatë dërguar medieve.

Pra, ende nuk dihet se deri kur vlen qarkullimi i lejuar, si dhe për të njoftuar edhe ata, punëtorë, shoferë, e të tjerë,  që ndodhen jashtë Prizrenit. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.