24-04-2024

Prizreni parasheh ta organizojë aktivitetin “Sofra e Gurbetqarëve”

Postimi i plotë

Me 31 korrik të këtij viti, për herë të parë në Kosovë, në Kryeqytetin Historik në Prizren, do të organizojmë aktivitetin kulturor “Sofra e Gurbetqarëve”

Si shenjë mirënjohjeje, falënderimi dhe mikpritjeje për bashkatdhetarët tonë që jetojnë e veprojnë në Mërgatë, e që vijnë e kryejnë pushimet në vendlindje, pa hezitim kam miratuar kërkesën që organizimi kulturor në fjalë të realizohet nën përkujdesjen e Ministrisë së Kulturës, si dhe në bashkëpunim me AKV ‘Emin Duraku’ nga Zhuri.

Në kuadër të këtij aktiviteti planifikohen të mbahen pika të ndryshme artistike të vlerave të mirëfillta autoktone shqipe por edhe do të shpërndahen mirënjohje për ata që kanë kontribuuar për çështjen e shtetësisë së Kosovës në forma të ndryshme./tv prizreni/

Asnjë koment

Comments are closed.