24-04-2024

Prof. Dr. Kadri Kryeziu promovoi tri libra universitare në UPZ (foto)

Prof. Asoc. Dr. Kadri Kryeziu u.d. Dekan në Fakultetin Juridik në Universitetin “Ukshin Hoti” të Prizrenit, ka bërë promovimin e tre librave të fundit të tij universitar: “E drejta kushtetuese”, “E drejta kushtetuese e krahasuar” dhe “Drejtësia kushtetuese”, përcjell “Gazeta e Prizrenit”.

Në njoftimin nga UPZ, thuhet se recentët e librave, Prof. Dr. Zemri Elezi, i cili njëherësh është edhe Kryetar i Senatit i Universitetit të Evropës Juglindore dhe Dr. Sc. Safet Hoxha, i cili njëherësh është anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, folën në superlativ për kontributin e Prof. Kryeziut në këtë lëmi.

Ndërkaq, autori i librave, njëherësh u.d. Dekan i këtij Fakulteti, Prof. Asoc. Dr. Kadri Kryeziu theksoi se të gjithë punën e tij ia dedikon studentëve të tij dhe brezave të ardhshme.

Në fund të këtij aktiviteti të organizuar nga Fakulteti Juridik u bë simulimi i një rasti të Gjykatës Kushtetuese nga studentët e këtij fakulteti. /GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.