26-04-2024

Profesori Gavazaj: Vendimi i Komunës së Prizrenit që bën më shumë dëme!

Tash e disa ditë, Komuna e Prizrenit ka zhvendosur në katër lokacione të ndryshme shërbimet e saj,  të cilat janë kryer në katin e parë të objektit të administratës komunale, për shkak të fillimit të punimeve në kuadër të projektit “One Stop Shop” (Qendra me një ndalesë).

Njëri  ndër lokacionet e përcaktuara për këto shërbime është edhe salla e Edukatës Fizike, në gjimnazin “Remzi Ademaj”.

Këtë veprim, profesori i kësaj shkolle, Adem Gavazaj e ka vlerësuar si një vendim që më tepër dëmton, prandaj kërkon ndryshimin e vendimit, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Ai përmes një postimi në faqen e tij në ‘facebook-ut’ ka shkruar:

“Vendimi Komunes se Prizrenit qe bene me shume deme!

Vendimi i marrur per te funksionuar administrata e Komunes se Prizrenit ne objektin e gjimnazit “Remzi Ademj” saktesisht ne sallen e Edukates Fizike eshte vendim qe me shume bene deme se sa qe sherben dhe si i tille duhet ose te ndryshoje vend ose te ndryshoje hyrjen per ne sallen e Edukates Fizike, duke hapur nje dere provizore, me qellim qe demet te jene me te vogla, per nxenesit, qytetaret dhe mesimdhenesit.

Ky vendim,demton me fillimin e vitit shkollor, qytetaret duke renduar funksionimin e komunikacionit ne rrugen “R.Ademaj”per 50 % me shume Do te pengohet mirevajtja e procesit mesimor per 20-30% ne pergjithesi dhe qind per qind ne lenden e edukates fizike e tjera.

Organet e shkolles sic jane Keshilli drejtues, Keshilli i prinderve, Keshilli i nxenesve ma merr mendja se do ta kundershtojne vendimin si te tille…

Merrni masa ndryshone vendimin si te tille, o ju vendimmarres te ketij vendimi qe vetem demton”, ka shkruar ai./ GazetaePrizrenit.net/

Fotografia e Adem Gavazaj

Asnjë koment

Comments are closed.