Projekti për regjenerimin e brigjeve të Lumbardhit të rishikohet në tërësi nga Ekzekutivi i ri komunal
Konfirmohet që në procedurë ka bërë shkelje të dispozitave të Ligjit Nr. 04/L-066 për Qendrën Historike të Prizrenit duke filluar zbatimin e projektit bazuar në një aktvendim i cili i referohet vendimit të QRTK-së Prizren duke mos pasur vendim dhe paraprakisht DUPH Prizren duke mos përfillur rekomandimet e QRTK-së Prizren të dhëna më datë 28.06.2021.
Komuna e Prizrenit përkatësisht Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor (DUPH) me veprimet e ndërmarra në procedurë nuk ka respektuar edhe pikat e Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruara më datë 01.04.2021 respektivisht pika 3 (paragrafi 3.1.4 dhe 3.1.7). Prandaj obligohet Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor (DUPH) Prizren që të pezullojë të gjitha veprimet deri në zbatimin e rekomandimeve të QRTK-së Prizren, dhe miratimin e projektit.”
EC Ma Ndryshe përkujton edhe një herë se sipas legjislacionit në fuqi për cdo ndërhyrje në infrastrukturën e Qendrës Historike të Prizrenit nevojitet pëlqimi i QRTK-së, dhe po ashtu se fillimi i punimeve në këtë projekt nga ish-Ekzekutivi komunal, në kohë fushate, pa pëlqimin e duhur të organit të trashëgimisë kulturore përbën edhe veprim jo-etik të zyrtarëve institucionalë.
Lidhur me projektin “Regjenerimin e Urave të Lumbardhit,” EC Ma Ndryshe ka reaguar edhe më parë:
Duke e marrë në konsideratë zotimin e kryetarit të ri të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj se tani e tutje qeverisja e Prizrenit nënkupton sundim të ligjit, EC Ma Ndryshe i bën thirrje që në fillim të qeverisjes së tij ta rishikojë në tërësi projektin për “Regjenerimin Urban të brigjeve të lumit Lumbardh” të filluar nga ish-Ekzekutivi komunal me qëllim që në koordinim edhe me institucionet tjera përgjegjëse për trashëgiminë kulturore të ndërmerren masat për respektimin e ligjshmërisë në Qendrën Historike të Prizrenit.
EC gjithashtu përsërit thirrjen që organet shtetërore të ndërmarrin veprime që sigurojnë se në të ardhmen projektet e tilla realizohen në përputhje me dispozitat ligjore, me transparencë të plotë, me konkurs publik dhe me pjesëmarrje të qytetarëve.