05-10-2024

Prokuroria e Prizrenit ndalon katër persona të dyshuar

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar, si dhe janë parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta e Prizrenit.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona të dyshuar, në katër raste të ndara.

Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për
veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person për veprën penale “Sulmi” si dhe një (1) person për veprën penale “Vjedhja” sipas KPRK-së. / Gazeta e Prizrenit

Lexo edhe;

“Ngeci karkaleci”, dogana në Vërmicë kap kontrabandë në një veturë kallamari, oktapod dhe karkaleca

Asnjë koment

Comments are closed.