23-11-2024

Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuza kundër shtatë personave

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë Themelore janë ngritur 77 aktakuza kundër nëntëdhjetedy (92) personave, për vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta e Prizrenit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëzet (20) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj nëntë (9) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër katër (4) personave, në tri raste të ndara.N

Nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.

Asnjë koment

Comments are closed.