14-12-2024

Prokuroria e Prizrenit ngriti aktakuza kundër tetë personave

Prokurori i Shtetit, njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur 66 aktakuza kundër 72 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, percjell Gazeta e Prizrenit.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona, të dyshuar për kryerje të
veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 24 orë, një (1) person (i mitur), si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprat penale si në vijim:


Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Marrka më posedim e pasurisë së luajtshme”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Sulmi seksual”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.

Asnjë koment

Comments are closed.