24-11-2024

Prokuroria e Prizrenit urdhëron ndalimin e tre personave dhe ngrit pesë aktakuza

Departamenti i Krimeve të Rënda, në kuadër të Prokurorisë Themelore (PTH) në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona për vepra të ndryshme penale, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një të pandehur, shtetas nga Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Gjatë kësaj kohe në në TTH Prizren, nga Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”(Dhunë në familje);

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”./GazetaePrizrenit.net”/

Asnjë koment

Comments are closed.