03-12-2024

Prokuroria në Prizren, ngriti aktakuza kundër nëntë personave

Prokurori i Shtetit njofton, se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur tridhjetë e tri (33) aktakuza kundër tridhjetë e gjashtë (36) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë (10) persona, si dhe janë parashtruar nëntë (9) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër nëntë (9) personave, të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren:

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person për veprën penale “Vjedhja” dhe një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Tentim vrasje”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Pjesëmarrja në rrahje” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi
i pasurisë”.

Po ashtu, nga ky departament është parashtruar një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”. Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar dy (2) kërkesa për paraburgim kundër dy (2) personave, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se njëri nga të dyshuarit ka kryer veprën penale “Ngacmimi”, ndërsa i dyshuari tjetër ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” sipas KPRK-së.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.