16-06-2024

Njoftim me rëndësi për ata që planifikojnë të udhëtojnë përmes pikë kalimeve kufitare me Serbinë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u ka bërë thirrje qytetarëve që planifikojnë të udhëtojnë përmes pikë kalimeve kufitare me Serbinë, që të përdorin pika tjera për qarkullim, meqë janë paralajmëruar protesta për nesër.

Në postimin e QKMK’së thuhet se ky njoftim vlen deri në një njoftim tjetër.

“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimeve Kufitare me SRB, se në pjesën e SRB, për nesër, datë 25 Maj 2024, janë paralajmëruar protesta. Ju inkurajojmë që të përdorni PKK tjera për qarkullim. Ky njoftim vlen deri në një njoftim tjetër. Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim! Për çdo informatë shtesë kontaktoni numrat e telefonit në QKMK 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095”, thuhet në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.