16-06-2024

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën rrëmbim

Zyrtarët policor të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme në asistim të Njësitit për Reagim të Shpejtë, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën rrëmbim.

Të arrestuarit janë:

– A. K..mashkull, 18 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës dhe

– Y. S. .mashkull, i mitur, shtetas i Republikës së Kosovës,

Arrestimi ka ardhur si rezultat i një pune intenzive hetimore, të cilën zyrtarët policor e kanë nisë menjëherë pas denoncimit të rastit.

Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe bastisja në dy lokacione, ku është sekuestruar një armë e ftohtë (thikë) e cila dyshohet se është përdorë në rast.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme procedurale.

Asnjë koment

Comments are closed.