24-10-2024

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë

Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurit me iniciale Z.V. është ngritur për shkak të veprës penale ‘’Krimet e luftës kundër popullsisë civile’’ nga neni 142 të Kodit penal të Jugosllavisë ( i cili ishte në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale), aktualisht e inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kjo është aktakuza e gjashtë e Prokurorisë Speciale për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë, prej të cilëve dy janë në praninë e të pandehurit dhe katër për gjykim në mungesë.

Asnjë koment

Comments are closed.