Prej disa ditësh, Komuna e Prizrenit ka mbetur pa tre drejtorë, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Sektori për Shëndetësi, për Mirëqenie Sociale, mbetën pa udhëheqës, meqënëse AAK prishi koalicionin me Kryetarin e Komunës, Shaqir Totaj, ndërsa Drejtoria e Turizmit e Zhvillimit Ekonomik, për shkak se ish-drejtoresha Lirije Bytyqi dha dorëheqja pas performacës,
Derisa për drejtoritë tjera nuk ka ndonjë njoftim, portal 04 Online nga burime të konfirmuara brenda Nismës Socialdemokrate në Prizren njoftoi se ekonomisti Ramadan Tarashaj, zyrtarisht është propozuar për udhëheqjen e kësaj drejtorie. Tashmë pritet miratimi i tij nga kryetari.
Totaj, ndërkaq pas deklarimit rreth prishjes së koalicionit, dhjetë ditë më parë, deklaroi se në rast se AAK nuk do të dërgoj emra të tjerë, ai do të emëroj pasuesit në vendet e zbrazëta. /Gazeta e Prizrenit/
Lexo edhe:
Komuna e Prizrenit “në fund t’pusit” për performancë në Kulturë, Rini dhe Sport ( Dokument )