Provimi i Maturës: Ja sa nxënës përjashtohen shkaku i telefonave
KShM falënderon të gjithë akterët e përfshirë në procesin e testimit për kontributin e tyre në mbarëvajtje të procesit.
KShM njofton se Provimi i Maturës ka filluar me kohë, përveç në rastet ku ka pasur vonesa të administruesve dhe vonesa të nxënësve për shkak të posedimit të telefonave.
Ndër të tjera, KShM bën të ditur se, sipas raporteve të administratorëve në disa Qendra ka pasur largim të nxënësve nga provimi për shkak të përdorimit të telefonave, pra mbi 100 nxënës.
Për disa nxënës provimi do të përsëritet ngase lënda zgjedhore nuk është përshtatur me zgjedhjen e nxënësit.
Sa i përket numrit të saktë të nxënësve si dhe të dhënave të tjera rreth administrimit, KShM do të raportojë pas përpunimit të të gjitha raporteve nga të gjitha Qendrat e Testimi në nivel vendi. /EO