22-11-2024

PSD: Çmimi Nobel për Ekonomi tash mban emrin e Besnik Bislimit

Partia Socialdemokrate në sheshin Skendërbeu në Prishtinë ka shënuar një aktivitet që lidhet me deklaratën e ministrit në detyrë i Financave, Besnik Bislimi.

PSD ka ironizuar me deklaratën e ministrit Bislimi, i cili pak ditë më parë tha se gjatë periudhës së fundit, përmes aplikimeve për Pakon Emergjente, është rritur numri i punëtorëve e sipas tij, ka rënë shkalla e papunësisë si kurrë më parë në Kosovë.

Zyrtarja e PSD’së, Natyra Kuçi, ka thënë para mediave se Kosova tash ka ‘një zbulues epokal të Ekonomisë’ dhe se çmimi Nobel “tash do ta mbajë emrin çmimi Besnik Bislimi për Ekonomi”.

“ Cka po dallon ky ministër, me ministër e kaluara, është se ky po numëron vetëm punëtorët me kontrata. Po i shtin në formulë dhe po e ulë papunësinë, duke i futur punëtorët që veçse kanë ekzistuar”, ka thënë Kuçi. /Express/

Asnjë koment

Comments are closed.