23-11-2024

Pse po nguteni me Erdoganin?

Shkruan: Nezir Kraki

Neve rrugën e xhenetit, Serbisë veç rrugën. Pse po nguteni me Erdoganin?

Investimet e tij në tokat shqiptare e kanë synim sigurimin e parajses për neve jo përmirësimin e kësaj jete se kjo jetë edhe ashtu është veç hajt. Ne duhet ta falënderojmë atë për milionat që shpenzohen për ta trasuar rrugën tonë drejt jetës së dytë, dmth drejt parajses, drejt lulishteve holandeze. Çka na duhen neve puna, fabrika, shkolla, spitali, rruga e mirëqenia në këtë jetë të përkohshme kur ato i kemi të sigurta pas vdekjes?! A nuk i dëgjoni ju të dërguarit e Ergoganit kur shpalosin progame nga parajsa të ideuara enkas për neve shqiptarët, të zgjedhurit e përmotshëm të anadollit? Mos u ngutni ju lutem! Mos na rrezikoni parajsen!

Serbia nuk e ka kuptuar ende që s’i duhet autostrada e re turke sepse ajo nuk do t’i çojë serbët në parajsë. Ata të shkretë nuk e dinë ende çfarë përfitimesh do marrim ne pas vdekjes nga investimet turke. Ata nuk e dinë që neve xhamia e ndërtuar nga Turqia na shërben si laborator sekret për projekte metafizike që na bëjnë të pajtohemi me të tashmen e vrazhdë e brutale. Projektet tona me Turqinë do kenë frute pas vdekjes. Kur te vdesim do ta kuptojmë të mirën që na ka sjellë Erdogani me shokët e tij bamirës e namazli në këto treva.

Sikur e shoh tani momentin kur nga ballkoni i xhenetit ne do tallemi me serbët që i gëzoheshin investimeve materiale kur Erdogani i ‘mashtronte’ me rrugë e fabrika. Do i shikojmë duke vuajtur në flakët e ferrit disa kate më posht se ne, derisa ne, në lulishten e pakufishme do udhëtojmë, do shkollohemi, do shërohemi dhe më e rendësishmja, do bëjmë dashuri me dhjetra e dhjetra virgjeresha…

…duke bërtitur, Uaaah çfarë vdekje! Zgjate Zot!

E serbët e shkretë n’ferr se knaqeshin me fabrika e me rrugë.

P.S.
Shkrimet e opinioneve janë shprehje e mendimit të lirë, dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë edhe qëndrimin e portalit “GazetaePrizrenit.net”.

Asnjë koment

Comments are closed.