26-04-2024

Dëgjimet publike për buxhetin e vitit 2020 të Komunës së Prizrenit

Komuna e Prizrenit në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2020 duke filluar nga data 19 gusht, do të organizojë dëgjime publike me qytetarët e komunës së Prizrenit, me qëllim të angazhimit të tyre në procesin e hartimit të buxhetit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Në njoftimin për medie, thuhet se për hartimin e buxhetit për vitin 2020 do të organizohen pesë (5) dëgjime publike me qytetarë, përfshirë katër (4) në fshatrat kryesore të rajoneve të ndryshme dhe një (1) në qytet, përkatësisht në Sallën e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, që do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit.

Komuna e Prizrenit për vitin 2020 do të ketë buxhet prej 50,901,457€, prej së cilës 43,341,162  janë nga granti qeveritar dhe 7,560,295€ të tjera nga të hyrat vetanake. Në krahasim me vitin 2019, për vitin 2020 Komuna e Prizrenit do të ketë 7.32% rritje të buxhetit të përgjithshëm, duke përfshirë rritje prej 13.1% në kategorinë e pagave, 8.48% në kategorinë mallra dhe shërbime, si dhe 50% në kategorinë e subvencioneve.

Ftojmë të gjithë qytetarët, përfaqësuesit e lagjeve, bashkësive lokale dhe përfaqësuesit e OJQ-ve që të jenë prezentë në këto dëgjime dhe të japin kontributin e tyre në hartimin e buxhetit për vitin 2020.

Orari i dëgjimeve publike është si më poshtë:1. DËGJIMI PUBLIK NË GJONAJ
me banorët e rajonit të Hasit dhe Anadrinit
Vendi: Shtëpia e Kulturës në Gjonaj
Data: 19 gusht 2019 (E hënë)
Ora: 19:002. DËGJIMI PUBLIK NË ZHUR
me banorët e rajonit të Zhurit, Vërrinit dhe Vërmicës
Vendi: Shkolla fillore në Zhur
Data: 20 gusht 2019 (E martë)
Ora: 19:00

3. DËGJIMI PUBLIK NË REÇANË
me banorët e rajonit të Zhupës dhe Podgorës
Vendi: Shtëpia e Kulturës në Reçanë
Data: 21 gusht 2019 (E mërkurë)
Ora: 19:00

4. DËGJIMI PUBLIK NË KORISHË
me banorët e rajonit të Kabashit, Korishës dhe Lubizhdës
Vendi: Shkolla fillore në Korishë
Data: 22 gusht 2019 (E enjte)
Ora: 19:00

5. DËGJIMI PUBLIK I PËRGJITHSHËM
Me gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit
Vendi: Salla e Kuvendit Komunal te Shtëpia e Bardhë
Data: 23 gusht 2019 (E premte)
Ora: 10:00

Asnjë koment

Comments are closed.