23-11-2024

Publikohen emrat e të pranuarve në konviktet e QS të UP

Qendra e Studentëve e UP-së “Hasan Prishtina”, në Prishtinë, sot ka publikuar rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2019/2020.

Sipas kësaj qendre, konkursi ishte i hapur nga data 04 deri 13 shtator të këtij viti, ku gjatë kësaj kohe për strehim në konvikte dhe për ushqim në mensë kanë aplikuar rreh 6500 studentë.

Në këtë link mund t’i gjeni emrat e të pranuarve në konvikte.

Paraqitja e ankesave do të bëhet përmes sistemit ONLINE në adresat zyrtare në uebfaqen qs.rks-gov.net dhe përmes profilit zyrtar në Facebook “Qendra e Studentëve-Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Gjatë procesit të ankesave nuk pranohen dokumente shtesë. Shqyrtimi i ankesave do të bëhet nga Komisioni për Ankesa.

Asnjë koment

Comments are closed.