18-04-2024

Publikohet foto e arrestimit të Dardan Molliqajt, shihet i gjakosur në kokë

Aktivistë të PSD-së kanë dalur në një protestë të paparalajmëruar në kohën kur po pritej konferenca e kryetares së Gjykatës Speciale, Trendafilova.

Indeksonline ka siguruar pamje ku shihet se si Policia ka arrestuar kreun e PSD-së, Dardan Molliqajn dhe aktivistë të tjerë të PSD-së.

Ngjarja ka ndodhur para Hotel Sirius në Prishtinë, aty ku veçse po fillonte konferenca e paralajmëruar në orën 10:00.

Siç shihet, Molliqaj është gjakosur në tentim-protestën ndaj Trendafilovas./Indeksonline/

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.