24-11-2024

Publikohet video e vjedhjes nga zyrtarët e UNMIK-ut

ë dielën e javës së kaluar Indeksonline ka raportuar lidhur me një vjedhje të kryer në një nga lokalet në Prishtinë.

Në këtë vjedhje të dyshuar janë pikërisht dy zyrtarë të UNMIK-ut. Një femër me shtetësi ruse si dhe një mashkull me shtetësi shqiptare.

Kryeprokurori i Prishtinës, Imer Beka pas raportimit në Indeksonline urdhëroi prokurorin e këtij rasti, Rrahim Podvorica që ta hap hetimet, pasi i njëjti nuk kishte hapur rastin me arsyetimin se të dy kanë imunitet diplomatik.

Ndërkohë RTV Dukagjini ka siguruar videon ku shihen dy zyrtarë të UNMIK-ut,  të cilët kryejnë një vjedhje të sofistikuar në një dyqan rrobash në kryeqytet. Njohësi i zhvillimeve të sigurisë,  Agim Musliu mendon se bëhet fjalë për vepër spiunazhi pasi zyrtarja e UNMIK-ut është ruse. Sipas tij, ky rast duhet hetuar nga institucionet përkatëse.

Sikur nëpër filma, një zyrtare u UNMIK-ut me nënshtetësi ruse dhe një zyrtar me nënshtetësi të Shqipërisë janë kapur nga kamerat e sigurisë duke vjedhur një çantë në një nga dyqanet e Prishtinës.

Në video çifti shihet duke e shmangur një kuletë, duke hyrë në garderobë me të, ku dyshohet se ia kanë hequr siguresën e alarmit dhe duke dalë nga garderoba.

Zyrtarja Jana Minochkina është këshilltare politike në UNMIK dhe  ambasadore e të rinjve të OSBE-së në Kosovë.

Ajo është e martuar me Luis Bekteshin.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se si dy zyrtarët janë ndalur pas aktit të vjedhjes, meqë punëtorët e dyqanit i kishin vërejtur sjelljet e çuditshme dhe kishin lajmëruar policinë.

“Jana Minochkina dhe Luis Bekteshi janë shoqëruar për në stacionin policor. Atje kanë deklaruar se janë zyrtar të UNMIK-ut”, thuhet në raport.

Rastin e ka konfirmuar Kryeprokurori Imer Beka i cili tregoi se lidhur me rastin janë iniciuar hetimet. Beka tha se ka biseduar me prokurorin e rastit i cili ka thënë se hetimet kanë nisur.

Organet e sigurisë dyshojnë se përtej vjedhjes ky është akt spiunazhi.

Këtë e pretendon edhe eksperti i sigurisë Agim Musliu.

Sipas tij, krejt kjo është e menduar mirë.

“Për mua, në profesionin tim, kjo nuk mund të kategorizohet si vjedhje e thjeshtë. Duke e ditur statusin e saj [ruses], kjo i ngjanë një aktiviteti operativ të shërbimit intelegjent rus”, deklaroi  eksperti i sigurisë, Agim Musliu

Sipas Musliut, organet e sigurisë duhet të merren me këtë rast deri në detaje e jo ta lënë në këtë mënyrë.

“Dyqani ku ka ndodhur vjedhja është afër tri institucioneve kryesore të shtetit të Kosovës. Pra shumë afër Presidencës, Qeverisë e Kuvendit…Rrjedhimisht mua më shton dyshime se kjo është një agjente e infiltruar”, deklaroi  eksperti i sigurisë Agim Musliu.

Asnjë koment

Comments are closed.